Në udhëtimin zyrtar për në SHBA ku do të ketë një takim dhe me Presidentin Barak Obama, kryeministri Edi Rama do të shoqërohet nga dy ministra, ai i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ai i Financave, Arben Ahmetaj.
Për një periudhë të gjatë kohe kreu i qeverisë ka artikuluar se Rendi Publik dhe Financat kanë qenë dy fushat në të cilat janë ndier më shumë arritjet e qeverisë, raporton Javanews.
Këto dy ministri, nga ana tjetër, kanë qenë edhe në fokusin kryesor të reformave të realizuara nga qeveria e koalicionit të majtë. Takimi mes kreut të qeverisë shqiptare dhe Presidentit Obama do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë.
Pjesë e takimeve do të jetë edhe zëvendës Presidenti amerikan, Joe Biden. Në këtë takim shefi i qeverisë shqiptare pritet të shoqërohet edhe nga ministrat Tahiri dhe Ahmetaj, transmeton Dita.