Site icon PORTALB

Zaev: Zgjedhje korrekte dhe qeveri përgjegjëse parakushtet kryesore për një Maqedoni demokratike

Zoran Zaev

Zoran Zaev

Zgjedhje korrekte dhe të rregullta dhe qeveri përgjegjëse janë dy parakushtet kryesore për një Maqedoni demokratike, konsideron lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, njofton TV21.

Në Konferencën e sotme ndërkombëtare kushtuar sigurimit të parakushteve bazë për një Maqedoni demokratike, lideri i LSDM-së porositi se duhet të ketë zgjedhje korrekte dhe proces zgjedhor të rregullt dhe të shmanget një fitues legjitim i pranuar nga të gjithë.

Sipas Zaevit, zgjhedhjet duhet të zbatohen me Listë zgjedhore të besueshme dhe të pastër, e jo me, siç tha, mijëra vota joekzistuese dhe numra amë të imajginuar.

Lideri i LSDM-së theksoi se pason një periudhë jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë, respektivisht pasojnë zgjedhjet më të rënësishme të Republikës së Maqedonisë.

Në konferencë marrin pjesë edhe përfaqësues të partive të socialistëve evropianë, të cilët theksuan se e drejta e demokracisë nuk mund të rezervohen vetëm për një kategori të njerëzve, por duhet ta përjetojnë të gjithë qytetarët.

Exit mobile version