Sipas anketës së fundit të Agjencisë “Faktor Plus Adria”, krahasuar me anketën paraprake të po të njëjtës agjenci, rejtingu i partive në pushtet ka rënë, gjegjësisht rejtingu i VMRO-DPMNE-së ka rënë për 1.0%, ndërkaq i BDI-së për 0.1%. Nga ana tjetër rejtingu i partive opozitare ka pësuar ngritje, respektivisht, rejtingu i LSDM-së është rritur për 1.1%, ndërkaq ai i PDSH-së është rritur për 0.1%, njofton Portalb.
Nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet, VMRO DPMNE do t’i kishte marrë 28.9% të votave, LSDM 24.6%, BDI 10.0%, ndërkaq PDSH 4.4%. Kështu tregon anketa e fundit telefonike e Agjencisë “Faktor Plus Adria” nga Beogradi, e cila është realizuar në periudhën prej 15.02.2016 deri më 22.02.2016 dhe ka përfshirë 1.200 të anketuar.
Sipas anketës, 78% e të anketuarve kanë i janë përgjigjur pozitivisht, pyetjes se a do të dilni në votime, ndërkaq 22% kanë dhënë përgjigje negative.
Në lidhje me çështjen e plotësimit të kushteve të Marrëveshjes së Përzhinos, 17% e të anketuarve janë deklaruar se fare nuk janë plotësuar, 56% mendojnë që janë plotësuar pjesërisht, ndërkaq 27% e të anketuarve shprehen se kushtet e Marrëveshjes së Përzhinos janë plotësuar plotësisht.
61% e të anketuarve mendojnë se nuk ka hapësirë të barabartë në mediume, 29% janë shprehur se ka, ndërkaq 10% janë shprehur me fjalët “nuk e di”.
Shumica e të anketuarve janë përgjigjur se janë pro integrimit të Maqedonisë në BE, gjegjësisht 76%, 16% kanë dhënë përgjigje negative, ndërkaq 8% nuk kanë dhënë fare përgjigje. /Portalb
LEXO: Anketë: Ja kush do të fitonte nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet në Maqedoni! (statistika)