Site icon PORTALB

KEM: Disa mediume e kanë shkelur Kartën dhe Kodin Etik të Gazetarisë

Këshilli për Etikë në Mediumet e Maqedonisë

Këshilli për Etikë në Mediumet e Maqedonisë

Këshilli për Etikë në mediumet e Maqedonisë, pas rasteve të reja të informimit jo-profesional në disa mediume, përsëri u bën thirrje gazetarëve dhe redaktorëve që t’i largojnë praktikat e tyre në redaksitë e tyre dhe të aspirohen drejt informimit profesional dhe mbrojtjen e profesionit nëpërmjet, veçmas, duke i shërbyer interesit publik, njofton Portalb.

“Në vend që të joshen nga burimet e informacionit, është shqetësuese fuqia, komprometimi ose interesat vetjake. Shërbimi ndaj publikut nuk nënkupton plasimin të gjysmë të vërtetave, me vetëdije lëshimin e temave ose çështjeve të rëndësishme dhe bartje të pretendimeve të rrejshme për shkak të torturës morale ndaj individëve, grupeve apo institucioneve. Thjeshtë, informimi dhe informacionet e gabuara duhet të largohen, ndërkaq gabimet të përmirësohen”, thonë nga KEM.

Nga atje shtojnë se në Këshillin për Mediume kanë arritur rreth 50 reagime dhe ankesa për shkeljen e Kartës dhe Kodit Etik të Gazetarëve në media, ndërkaq mes tyre janë edhe për disa mediume nënshkruese të Kartës për raportim etik.

“I rikujtojmë gazetarët dhe redaktorët që t’i respektojnë parimet për informim profesional në bazë të asaj që janë në Kartën për informim etik, e cila është e nënshkruar nga shumica e mediumeve në shtet”, shtojnë nga KEM.

Përndryshe, ditë më parë në hapësirat e Infoqendrës së BE-së në Shkup, redaksia e lajmeve Portalb e nënshkruajti Kartën për raportim etik për zgjedhjet, të propozuar nga Këshilli për Etikë në Mediumet e Maqedonisë (KEMM).

Kartën në fjalë, e nënshkruajtën shumica e mediumeve më të mëdha të Maqedonisë, Alsat M, Kanal 5, Tv Sitel, Alfa Tv, etj.

Nënshkruesit e kësaj Karte u pajtuan se do t’u përmbahen parimeve të saj, dhe do të angazhohen në mënyrë aktive për afirmimin e etikës dhe profesionalizmit gjatë raportimit.

Kjo kartë parasheh që nënshkruesit t’u përmbahen këtyre parimeve:

Parimi i vërtetësisë dhe objektivitetit

Parimi i ekuilibrimit

Parimi i dallueshmërisë së qartë midis informacioneve dhe komenteve

Parimet e ndershmërisë dhe neutralitetit

Parimi i solidaritetit profesional Gjatë punës së saj, media do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e qëndrimeve, dhe nuk do të veprojë në atë mënyrë që do të nënkuptonte qërim hesapesh me mediat dhe kolegët tjerë.

Parimi i pavarësisë redaktuese dhe integritetit profesional

Parimi i respektit dhe tolerancës

Parimi i lirisë dhe përgjegjësisë

Exit mobile version