Site icon PORTALB

Dimri polar në Maqedoni, nesër në mëngjes temperatura jashtëzakonisht të ulëta

Sot ftohtë, nga e Hënja temperaturat ulen më shumë

Ilustrim

Temperaturat jashtëzakonisht të ulëta që kanë përfshirë Maqedoninë dhe do të jenë të pranishme këto tre ditë paraqesin kërcënim për shëndetin e personave me sëmundje kronike të cilët kanë probleme të frymëmarrjes dhe kardiovaskulare, shpjegojnë mjekët. Ata tërheqin vërejtjen që këto persona rregullisht të marrin terapinë e duhur, mos të dilet jashtë pa nevojë, dhe kur ta kenë patjetër, të dalin mirë të përgatitur, njofton Alsat M.

Mjekët nga ndihma e shpejtë i këshillojnë qytetarët të kenë kujdes si vozisin në temperatura të ulëta, sepse përvojat e tyre thonë se atëherë rritet numri i aksidenteve. Për nesër Enti Hidrometeorologjik njoftoi se temperaturat do të arrijnë në minus 17 gradë.

Mjekët rekomandojnë qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të ushqehen me masë dhe të shmangin konsumin e alkoolit që në mot të ftohtë mund të krijojë probleme në funksionimin e enëve të gjakut. Rekomandohet lëvizje e kujdesshëm në vende të rrëshqitshme për të shmangur thyerje serioze.

Exit mobile version