Site icon PORTALB

Identifikohen sulmuesit në Xhakarta

Identifikohen sulmuesit në Xhakarta

Policia në Indonezi ka identifikuar katër nga pesë sulmuesit në Xhakarta. Dy prej tyre ishin të dënuar më parë.

Njëri nga ta – Afif Sunakim, është parë të bartë armë dhe municione gjatë sulmeve. Më parë i njëjti ishte i dënuar si pjesëtar i një kampi terrorist, transmeton Klan Kosova.

Të pesë vdiqën gjatë sulmeve të së enjtes, që lanë të vdekur edhe dy civilë, për të cilat përgjegjësinë e mori Shteti Islamik.

Tri arrestime janë bërë të premten, por ende është e paqartë nëse ishin të lidhura me sulmet.

Forcat e sigurisë u përballën me militantët në një zonë shumë të frekuentuar të qytetit – me ç’rast vdiq një qytetar indonezian dhe një kanadez, ndërsa të paktën 20 tjerë mbetën të lënduar.

Exit mobile version