Site icon PORTALB

Karikatura: Si iranianët dhe sauditët e shohin njëri tjetrin (FOTO)

Karikaturë

Karikaturistë nga të dyja anët e mosmarrëveshjeve diplomatike ndërmjet Iranit dhe Arabisë Saudite kanë nënvizuar perceptimet ndaj atyre që ata i shohin si standarde të dyfishta të palës tjetër.

Ballafaqimet lidhur me ekzekutimin e klerikut të njohur shiit të Riadit kanë ngritur tensione ndërmjet rivalëve të vendeve fqinje. Ekzekutimi i Nimr al-Nimrit më 2 janar të këtij viti, bazuar në akuzat për terrorizëm, ka çuar në protesta të ashpra në Iran, përfshirë një sulm në Ambasadën e Arabisë Saudite, e cila nxiti këtë vend dhe disa nga aleatët e saj që t’i shkëpusin apo zvogëlojnë marrëdhëniet diplomatike me Teheranin.

Në këta shembuj të karikaturave mund të përmblidhet pikëvështrimi që mbizotëron te sauditët, si: “Irani kundërshton Shtetin Islamik, përderisa ndezë terrorizmin”, ndërsa pikëvështrimi iranian mund të përmblidhet si: “Arabia Saudite pretendon se po e lufton Shtetin Islamik përderisa ekzekuton të pafajshmit, njësoj sikurse IS-i”.

Këtu janë dy sugjerime nga karikaturisti iranian, Mana Neyestani:

​Ky imazh paraqitet në web faqen e liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei:

Farsit përdorën stereotipa të vrazhda që e tregojnë Izraelin prapa ekzekutimit të Nimrit — dhe duke e dëmtuar veten në këtë proces –ashtu siç është pohuar edhe nga disa zyrtarë iranianë:

Ballina e javores reformiste të Iranit, Seda, paraqet mbretin saudit, Salman, dhe pasqyrimin e tij–liderin e Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi…


Një karikaturë në të përditshmen Okaz në Arabinë Saudite paraqet një dorë të fortë të Riadit që e pengon Iranin e vendosur për ta shkatërruar gjithë rajonin:

Në këtë shembull, një iranian ushqen zogjtë në një fole që e kanë shënjuar “terrorizëm”:


Ky imazh paraqet Iranin mbi tokë, ashtu edhe siç është portretizuar në medie, përderisa më poshtë “në realitet” zë pritë Irani.Këmbët e tij përfshijnë: ‘tradhti’, ‘nënshtrim’ dhe ‘agresion”.


Në fund, ky shembull vjen përmes Radio Fardas së REL-së, i cili u përkujton lexuesve se Teherani, përderisa vajton për fatin e Nimrit, ka burgosur me qindra prej kritikëve të vet vendorë:

 

Exit mobile version