[Recension: “Replika e Azizit të BDI-së ndaj deputetes së PDSH-së”]
Raportimi për rrjedhojat në parlament dhe debatet që zhvillohen në seancat plenare janë të një rëndësie të veçantë për opinionin, sepse ka të bëjë direkt me përfaqësuesit e popullit dhe gjithmonë përcillen me shumë vëmendje. Andaj, gazetarët mbi informimin rreth ngjarjeve në Kuvend duhet të kenë shumë kujdes dhe duhet të jenë sa më objektiv.
Data dhe koha e publikimit: 14.12.2015
Data e recensionit: 25.12.2015
Recensues: Xhenis Sulimani
Teksti që po e recensojmë është shembull tipik se si nuk duhet të duket një lajm për debatin në Kuvend. Gazetari raporton qëndrimin e deputetes së BDI-së Kaltrina Azizi, por pa përcjell qëndrimin mbi të cilin ka replikuar deputetja.
“Kjo ka qenë replika e sotme e deputetes së BDI-së Kaltrina Azizi rreth informatës së kërkuar për ndotjen e ajrit, nga ana e deputetes së PDSH-së Merale Uzeiri-Ferati, e cila në kontinuitet akuzonte BDI-në”.
Që informacioni të ishte i plotë dhe gjithëpërfshirës, gazetari do të duhej të përcillte edhe qëndrimin e deputetes së PDSH-së, Merale Uzeiri- Ferati. Duhet të bëhet e qartë se për cilën deklaratë është bërë replikuar dhe si ka nisur debati. Kjo për arsye që gjithçka të kuptohet më mirë nga ana e lexuesve.
Sepse, kështu si është raportuar në publik fitohet përshtypje se media është zëdhënës i një partie dhe jo transmetues objektiv i të vërtetës së plotë. Çdo propagandë politike në tekst gazetaresk është shkelje e rëndë e standardeve profesionale.
Mediat në asnjë mënyrë nuk guxojnë të vihen në funksion të agjendave partiake. Gazetaria në asnjë mënyrë nuk guxon të jetë e partizuar. Qëllimi primar është shërbimi ndaj popullit, informimi i drejtë, i saktë, i plotë dhe gjithëpërfshirës.
Zgjedhja e fakteve patjetër të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha aspektet e rëndësishme të temës që trajtohet. – Kështu shkruan në Kodin Etik të Gazetarëve të Maqedonisë.