Site icon PORTALB

Sulm vetëvrasës në Pakistan, 23 të vdekur

Shpërthim në Pakistan

Numri i të vdekurve në sulmin vetëvrasës para zyrës së Drejtorisë së Popullsisë në qytetin Mardan të Pakistanit është rritur në 23 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Shërbimi i Ndihmës së Parë në Punjab bënë të ditur se numri i të vdekurve është rritur në 23, ndërsa numri i të plagosurve të dërguar në spitale ka arritur në 70 persona.

Në deklaratën për gazetarin e AA-së burimet e sigurisë theksuan se Drejtoria e Popullsisë luan rol të rëndësishëm në përcaktimin e identitetit të terroristëve në rajon.

Burimet tregojnë se talebanët e Pakistanit më parë kanë kërcënuar të punësuarit në këtë zyre dhe se shumë letërnjoftime false të cilat u janë dhënë afganëve janë ndërprerë nga ana e kësaj zyre.

Përgjegjësinë mbi sulmin e ka marrë përsipër organizata Cemaat’ul Ahrar e cili ishte ndarë nga talebanët e Pakistanit.

Exit mobile version