Gjithmonë kam pasur lëkurë të bukur dhe të shëndetshme, deri në atë pikë që njerëzit më ndalonin në rrugë të më pyesnin se çfarë përdorja për të qenë e tillë. Tani pas ca vitesh ia filluan problemet, në fillim mendova se është nga moti mirëpo më vonë e kuptova se duhet bërë diçka.
Vizita te mjeku
Kam bërë vizita tek sallonet më të mira si dhe tek dermatologu më i mirë që më sugjeroi një krem për akne dhe më tha ta thjeshtëzoj rutinën e kujdesit të lëkurës. Kjo këshillë më ndihmoi ca javë, derisa lëkura ime filloi të irritohet përsëri. Shumë njerëz fajësonin stresin, mirëpo nuk ishte ajo pasiqë isha shumë e relaksuar.
E vërteta për prodhimet qumështore
Një ditë e lexova një artikull për prodhimet qumështore, për intolerancën që mund të shkaktojë probleme të lëkurës dhe sinusitit. Menjëherë e kuptova se çrregullimet e mia paraqiteshin nga qumështi që përdorja në kafen time të mëngjesit. Menjëherë hoqa dorë nga ai veprim dhe brenda një jave filluan përmirësimet. Nuk kam shmangur 100% prodhimet qumështore mirëpo në më pak se një muaj lëkura ime është përmirësuar dukshëm.
Mos të themi se prodhimet qumështore janë shkaku i paraqitjes së problemeve të lëkurës, mirëpo mund të themi se janë një burim potencial i problemeve që duhet investiguar.
Çfarë thonë ekspertët?
Mjeku i kozmetikës dhe lëkurës Terri Long na shpjegon intolerancën e ushqimeve dhe inflamacionin e barkut.
“Barku kontribuon në 70% të sistemit tonë imunitar dhe kur është kompromituar, një sërë simptomesh paraqiten përfshirë aknet, kruarje e lëkurës dhe probleme të sinusit”, thotë ai.
Si të diagnostifikoheni?
Një gjë të tillë mund ta bëni tek nutricionisti, një mënyrë e lehtë për ta bërë vetë këtë gjë është duke përdorur Dietën e Eliminimit. Kjo dietë nënkupton të shmangeni tërësisht nga ushqime të caktuara për tre javë e më pas ti rinjoftoni në dietë një nga një çdo tre ditë, duke monitoruar reagimin e lëkurës. /Femina.al