Site icon PORTALB

Lazio me Berishën asnjë humbje

Etrit Berisha

Etrit Berisha

Titullar i padiskutueshëm me kombëtaren kuqezi, ndërsa te Lazio është i detyruar të vuajë shumë për të blinduar portën bardhekaltër.

Edhe këtë vit, falë edhe problemeve fizike të Marchettit, Berisha po e shijon shpesh vendin e titullarit. 13 paraqitje gjatë 2015-ës nuk janë pak për një portier që normalisht duhet të qëndronte në stol.

Mirëpo Berisha është fatsjellës për Lazion. Një statistikë shumë e vecantë tregon se me të titullar, bardhekaltrit janë thuasje të pathyeshëm. Në 11 nga 13 ndeshje ku ai është aktivizuar, Lazio ka arritur të marrë pikë, pra ka shmangur humbjen.

Exit mobile version