Site icon PORTALB

Tymnaja e universitetit të Shkupit pjesë e fushatës elektorale!

Medai Shaholli

Medai Shaholli

Tashmë nuk ka asnjë fije dyshimi se Ali Ahmeti dhe DUI, janë përgjegjës për ngecjet të çështjeve që kanë të bëjnë me të drejtat kombëtare të shqiptarëve. Ata i kanë anashkaluar përgjegjësitë dhe janë treguar të papërgjegjshëm në fushat ku është në pyetje përdorimi i gjuhës shqipe dhe të tjera çështje si kjo. Kohët e fundit ata kanë heshtur edhe për ndotjen e ambientit që shkaktojnë oxhaqet e tymosura e të pa-filtruara të Jugohromit për qytetarët e rrethit të Tetovës dhe më gjerë.

DUI dhe qeveria e koalicionit me në krye kryeministrin Gruevski, kanë gjetur mënyra të tjera të tërheqjes së vëmendjes së opinionit publik shqiptar nga problemet e përditshmërisë .Me sihariqin e ri për tregun mediatik ata shpallën krijimin e një Universiteti të ri në Shkup ( sipas DUI-t Universitet i dytë shqiptar).Në fakt, ky Universitet nuk është institucion i dytë shqiptar që do të mësojnë studentët tanë në gjuhën shqipe por  Institucion i lartë multietnik për bashkësitë më të mëdha etnike të Maqedonisë dhe do mësimi do të zhvillohet në tri gjuhë siç janë; maqedonisht ,shqip dhe anglisht.

Universitet i cili do të jetë multikultural dhe multilingual ,një vazhdim i “vëllazërim – bashkimit ” të paraleleve të përziera të dikurshme në shkollat e mesme .Është parashikuar se do të ndërpriten shtatë programe mësimore nga USHT-ja për t’i zëvendësuar në Universitetin e Shkupit. Kjo do të thotë se nga krahët dhe degët e USHT-së të këputen disa pjesë dhe këto t’i shartohen Universitetit të ri të “vëllazërim -bashkimit” në Shkup.

I ftuar në “Rruga drejt… ” në Alsat-M, lideri i integristëve shqiptar Ali Ahmeti, nuk sqaroi drejt se cila është gjuha e punës së atij Universiteti. Ai gjatë pyetjeve të parashtruara u mundua të mbroj qëndrimet e tij dhe të DUI-t në qeveri e koalicionit si qëndrime të drejta në shërbim të qytetarëve .

Realiteti i sotëm në Maqedoni hedh poshtë vlerësimet e z.Ahmeti për qëndrime të drejta dhe arritje në realizimin e të drejtave të shqiptarëve gjatë mandatit të tij në qeveritë e koalicionit. Këto janë gurët e fundit të mashtrimit elektoral që po përdor Ali Ahmeti dhe partia e tij DUI, për gjoja një Universitet të dytë shqiptar në Maqedoni.

Shqiptarët e Maqedonisë duhet t’i thonë Jo këtij Universiteti sepse nuk është i shqiptarëve dhe për shqiptarët por i DUI-t dhe i Gruevskit.

Exit mobile version