Site icon PORTALB

Digjet një banesë në Shkup (FOTO)

Zjarr në një banesë në Komunën Qendër

Zjarr në një banesë në Komunën Qendër

Në rrugën “Shumadinska 16”, komuna Qendër- Shkup, zjarri ka kapluar një banesë, raporton Portalb.

Personi i vetëm, një grua e moshuar, në banesë me ndihmën e zjarrfikësve dhe policëve ka arritur t’i shpëtojë zjarrit.

Zjarrfikësit gjithashtu kanë arritur në kohë që ta lokalizojnë rrezikun e mundshëm nga zgjerimi i zjarrit.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe po e inspekton rastin./Portalb

Exit mobile version