Me flamuj dhe këngë kombëtare shqiptare, nxënësit e Çairit dolën me marsh në Shkup për të shënuar Ditën e Flamurit Kombëtar Shqiptar, 28 Nëntorin.
“Qëllimi i marshit është të shënohet Dita e Flamurit Kombëtar Shqiptar, që festohet në 28 Nëntor, por për shkak se është e shtunë dhe nuk jemi në shkollë, vendosëm që ta shënojmë sot. Kjo është vetiniciativë e jona.” – thotë për Radio MOF kryetari i Unionit të nxënësve të shkollës së mesme “Cvetan Dimov”, Jasin Asani.
Marshi vazhdoi me program artistik ku nxënësit kënduan, recituan dhe vallëzuan.