Site icon PORTALB

Grubi realizon takim me ambasadoren Kalster

BDI - Llogo

BDI

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, ka pritur Anik Van Kalster, ambasadore e Belgjikës në Bullgari.

Deputeti Grubi dhe ambasadorja Kalster diskutuan rreth situatës aktuale politike në Maqedoni, zbatimit të Marrëveshjes së Përzhinos dhe negociatave në grupet e punës, ekspertizën e Marrëveshjes së Ohrit, zgjedhjet e parakohshme si dhe çështjen e emrit dhe integrimin Euroatlantik.

“Grubi njoftoi ambasadoren belge se negociatat në grupet e punës po zhvillohen mirë dhe që çështjet më kontestuese tashmë janë tejkaluar, ndërsa BDI ka ndërtuar partneritet me mediat kryesore në vend dhe në grupet e punës prezanton qëndrimet e unifikuara me ato. Në lidhje me analizën e Marrëveshjes së Ohrit, Grubi theksoi që ky proces është obligim i qeverisë që rrjedh nga Raporti i Progresit, Dialogu i Nivelit të Lartë, konkluza e qeverisë si dhe plani aksional, ndërsa rekomandimet që do të rrjedhin nga procesi gjithëpërfshirës i Sekretariatit do të përforcojnë shtyllën e stabilitetit të këtij vendi që janë marrëdhëniet ndëretnike dhe do ta bën demokracinë më të qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Exit mobile version