[Recension: Gazetari partiak aktron luftë për medie të pavarura]
Njëri nga veprimet më të shpeshta të gazetarëve që nuk kanë kapacitet për gazetari të drejtë dhe etike është që mungesën e argumenteve ta zëvendësojnë me sulme ndaj njerëzve që në njëfarë mënyre janë pjesë e tregimeve mediatike. Edhe në këtë tekst që e recensojmë kemi një rast të tillë.
Prandaj, një detyrë shumë e zakonshme siç është raporti gazetaresk për rezutin e punës së delegacioneve partiake për çështjet e medieve, si pjesë e Marrëveshjeve të Përzhinos dhe rekomandimeve të raportit të Pribes, është shndërruar në një storje të anshme, ad-hominem sulmuese. Në tentimin për ta realizuar këtë pozicion jogazetaresk, autorët e kësaj përmbajtjeje e kanë humbur temën dhe qëllimin kryesor.
Kush e di, ndoshta qëllimi ka qenë mu kjo që e shohim para nesh. Mirëpo, kjo nuk është gazetari që përkon me standardet profesionale dhe kodet etike.
Data dhe koha e publikimit: 09.11.2015
Data e recensionit: 10.11.2015
Recensues: Zoran Bojarovski
Edhe së paku dy nene të Kodit të gazetarëve janë shkelur në këtë “vepër gazetareske”. Si e para, është shumë e qartë anshmëria politike, ndërsa neni 14 i “kushtetutës” së gazetarëve thotë:
Raportimi nga proceset policore, veçanërisht nga zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.
Kur nuk ka distancë profesionale shumë lehtë shkilen edhe parimet e tjera të Kodit. Në rastin tonë ai është neni 16:
Gazetari do ta ruajë reputacionin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin e ndërsjellë dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesapet me individët, duke i përfshirë edhe kolegët e tij.
“Qërimi i hesapeve me individët” është një përshkrim shumë i qartë dhe preciz i asaj që e kemi para nesh kur e lexojmë këtë përmbajtje gazetareske.
Në fund, për një veprim që nuk është i paraparë për vlerësim në bazë të Метоdologjisë për verifikimin e fakteve në medie, për trukun që një tekst i njëjtë të ndahet në më tepër pjesë që të fitohen më tepër klikime. Asnjë portal serioz informativ nuk e bën këtë. Shumë e thjeshtë dhe e tejdukshme.