Site icon PORTALB

Maqedoni, ende në përdorim libri i historisë që fyen shqiptarët

Libri i historisë

Tekstet me përmbajtje skandaloze dhe fyese ndaj shqiptarëve vazhdojnë të jenë një nga problemet kryesore në arsimin fillor dhe të mesëm në Maqedoni. Një skandal i tillë është i pranishëm në tekstet shkollore të historisë, me të cilat mësojnë nxënësit e vitit të parë dhe të dytë në shkollat e mesme.

Sipas historianit Skender Hasani, në këto libra nuk përfillet aspak historia e shqiptarëve të Maqedonisë, ku ndër të tjera përmendet fakti se shqiptarët janë popull ardhacak dhe nuk janë autokton, ndërsa kjo tendencë është e ndikuar nga politika shtetërore.

“Për fat të keq po ndërtohen gjenerata të reja maqedonase me paragjykim se shqiptarët e Maqedonisë kanë ardhur prej diku dhe janë e keqja e vendit. Problemi ma i madh që reflekton nga këto tekste shkollore është jostabiliteti I shtetit pasi që të rrinjtë shqiptar dhe maqedonas kanë konflikt mes veti dhe kjo nuk është me fajin e tyre por pikërisht nga tekstet mësimire sepse edukohen në atë frymë të cilën shteti e imponon sepse nuk është problem I personave,individëve etnive apo komuniteteve fetare por këtu është kryekëput problem i shtetit”, deklaroi Skender Hasani për TV ERA.

Exit mobile version