Pas shkeljes së afateve të parapara sipas Marrëveshjes së Përzhinos për dalje nga kriza politike, sot me deklaratë kanë dalë nga partia opozitare LSDM, të cilët thonë se arsyeja e dështimeve është frika e Gruevskit për përballje me të vërtetën, njofton Portalb.
“Dëshprimi i VMRO-DPMNE-së kaloi në frikë. Këtë e tregojnë mashtrimet e mëdha dhe gënjeshtrat e Gruevskit nëpër mediumet që i ka nën kontroll, pasi që për të gjith botën u bë e qartë se ai luan bixhoz me të ardhmen e Maqedonisë. Frikohet Gruevski nga ministri i pavarur i Punëve të Brendshme. Ajo është puna. Çfarë ndarje të funksioneve, çfarë marrëveshje të dyshuara ndërpartiake me partitë shqiptare. Gruevski mundohet të luaj me kartën e ngritjes së euforisë nacionale me qëllim që ta shpëtojë veten. Kjo është e vërtetë. Ingerencat e ministrave të cilët do të jenë pjesë e Qeverisë Teknike, janë qartë të definuara në marrëveshjen e 2 qershorit dhe 15 korrikut të cilat janë publike për të gjithë”, thuhet në deklaratën e LSDM-së, njofton Portalb.