Site icon PORTALB

Ahmeti: Të mençurit nuk bërtasin, të vegjlit kukasin

Ali Ahmeti

Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga funksionar të lartë të BDI-së në pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ, ka vizituar sot komunën e Zhelinës.

Në fund të vizitës, Ahmeti foli edhe për fushatën e shpifjeve dhe konstruksioneve tendencioze ndaj tij dhe BDI-së.

“Unë jam angazhuar në karrierën time edhe për fjalën e lire edhe për mendimin e lire. Nuk i takoj plejadës se njerëzve qe mbysin fjalën e lirë, sepse vlerësuesi ne fund të fundit është vet populli. Mileti është vlerësuesi, korrektuesi dhe redaktori më i mirë. Të  mençurit nuk bërtasin, të vegjlit kukasin. Pavarësisht se çka thuhet, ne nuk guxojmë te devijojmë nga agjenda dhe përcaktimet tona drejt realizimit te qëllimeve fisnike qe i kane shqiptaret ne RM”, përfundoi Ahmeti.

Exit mobile version