Site icon PORTALB

Gruevski: Të implementohet marrëveshja e Ohrit por të mos e harrojmë dimensionin njerëzor

Nikolla Gruevski

Nikolla Gruevski

Jemi njerëz para se gjithash. Mos ta harrojmë këtë. Kjo nuk do të thotë që mos ta implementojmë Marrëveshjen e Ohrit. Duhet. Por mos të harrojmë dimensionin njerëzor. Të mos lejojmë që fatkeqësitë të na rikujtojnë se Zoti ashtu ka vendosur, dhe na ka sjellë në një vend, të jetojmë së bashku, duhet edhe bashkërisht të punojmë. Kështu ka deklaruar kryeministri Nikolla Gruevski me rastin e shënimit të ditës së Pavarësisë së Maqedonisë duke folur për marrëdhëniet ndëretnike.

Theksoi se Maqedonia është shtet me bashkësi të ndryshme etnike dhe religjioze. Sipas tij konfliktet ndëretnike dhe vlerësimi i marrëveshjes kornizë dhe interpretimi i ndryshëm i saj ka efekte të ndryshme.

Kjo marrëveshje sipas Gruevskit ka zgjidhur shumë punë por nga ana tjetër përkushtimi I madh në implementimin e saj na ka ndarë neve si njerëz si fqinj si bashkëpunëtorë. “Na ka detyruar që të shikohemi jo vetëm si njerëz por si numër”, theksoi Gruevski.

Gruevski duke folur për vërshimet në Tetovë, rikujtoi se nga afër i ka vëzhguar edhe problemet me të cilat janë ballafaquar banorët e Shipkovicës dhe Reçicës kur ato kanë qenë në ditët më të vështira.

Exit mobile version