Site icon PORTALB

BDI – URIME 13 VJETORI

Qenan Aliu

Qenan Aliu

Të nderuar miq të BDI-së,

Ju mundë të thoni çka të doni,por nesër drejtësia dhe historia do të gërmojnë të vërtetën.
Trembëdhjetë vite që nga themelimi, pak premtime u bënë realitet,shumë pak.

Ca palestra,por fëmijvë dhe të rinjëve shqiptar nuk u lozet, ata ndjehen të dëshpruar.
Ju pa ndërprerë thireni si trashigimtarë të luftës dhe më të thirur për ta bërë paqën.Por në këtë paqë zhvillohen beteja,në këtë paqë vriten e burgosen njerëz.Shum kush me faj e për krime, por shum kush po flitet e dëshmohet se padrejtësishtë edhe ate me burg të përjetshëm, e Ju si po festoni trembëdhjetë vjetorin .

Ju vazhdoni hani e pini,rëmbeni, porë mos kërkoni vetëm hetime ndërkombëtare,por punoni hetoni edhe ju,ju jeni në pushtet.

Hetoni ,Kumanovën, hetoni për Harunin e të tjerët, ku vajtën ata ku, si ,pse u egzekutuan.

Hetoni, a nuk ka mundur më ndryshe, nëse ata kanë bërë faj, pse të egzekutohen.

Hej ju, kur paska mundur tu ikë në Goshincë, një me duar lidhur tridhjet xhandarve, pse këta me furgonin nuk kan mundur tu ikin, ko do të shkonin ata.

Edhe në këtë përvjetor jua kujtojmë PSE ata u egzekutuan.

Urime, po ti lëmë vrasjet ,po gjuha shqipe ku mbeti, e flamuri ku vajti.

Por, nuk bën edhe pa këtë pyetje,patën apo jo faj, ata paskan kërkuar të dorëzohen, e keni para syshë ata të ,,Lagjes së trimave,,, ,mos fleni ditë e natë, ata ju dorëzuan OSBE-së apo xhandarmerisë, Ndrecaj e Begu u dorëzuan e pastaj u vranë, apo u vranë nuk u dorëzuan.

Hani e pini por edhe hetoni, ndonëse me ose pa faj, kush i torturon njerëzit në qelit e burgjeve, ata janë të dorëzuar, a duhet rahur e torturuar më ?

Po edhe pas kësaj ju të quheni luftëtarë e patriot ?

A ju kujtohet para më shumë se shtatëdhjetë vjetë poeti Ali Asllani, kishte pyetur kështu.

Po edhe sot po të ishte Ai, edhe përkëtë përvjetor do tju thoshte;

-hani, pini dhe rëmbeni,mbushni xhepa,mbushni arka, se ju dimë ju njohim, të pa BREKË ju gjeti dreka MILIJONER ju zuri darka.

-Hej ju, koha dridhet e përdridhet, po do të vijë dita që do të zgjidhet.

-Më shumë prej xhepave e arkave jepuni fëmijve të atyre që dhanë jetën kudo në trojet shqiptare, sepse miqt të mi, koha dridhet e përdridhet, dhe prej milionave palë palë sdo tu mbes gjë në dorë, veçse vula e zezë në ballë, jepuni atyre e fukarenjëve se zot ka.

– Po ju vazhdoni,por leni renat, leni premtimet boshe, punoni hetoni. Po çka ju them , mos bëj mëkat ,më falni, un prej jush kam kërkuar të IKNI nga e keqja,skeni çka të punoni më, ikni nga qeveria, ndoshta është vonë. Po ju , prap ju dini,rini apo ikni, un ju thash, sepse ju dua.

Un ju thash sepse, nuk doja që ndonjë ofshamë të thëras ndonjë grusht mizor, e tu bjerë mbi krye, e historia tu cilësojë si zuzarë, ani pse koha e zamani është i juaj ,por të drejtat na takojnë të gjithve, Ju jeni zemërngushtë, ju keni përvetsuar lirinë ,sepse pandehni se lirinë e barazinë na sollët ju. Por nuk e ndjejmë as lirinë e as barazinë, sepse jeni konvertu nga çlirimtarë në matrapaz që na stresoni psigjikisht, me atë që po heshtni të mendojmë se gjoja dini shumë, ju nukl thoni lirinë e gjetëm në mesin tuaj !

Po, ju dini të mashtroni, vazhdoni, hani, pini e rëmbeni,mbushni xhepa e mbushni arka, por të gjitha ata janë pronë e jona, një ditë do të duhet të na ktheni.

Urime nëna parti !

Exit mobile version