Site icon PORTALB

LSDM: Mos bini pre e provokimeve, Gruevski e Ahmeti dilni dhe sqaroni kush e destabilizon Maqedoninë

Zoran Zaev

Zoran Zaev

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë u bën thirrje qytetarëve të jenë të qetë dhe ta ruajnë gjakftohtësinë, të mos bien pre e skenarëve të errëta për nxitje të konflikteve dhe destabilizim të Maqedonisë, tha sot lideri i kësaj partie pas zhvillimeve të fundit në Kumanovë.

LEXO: Versioni zyrtar policor për Kumanovën: Sulm nga terroristë, aksioni vazhdon (VIDEO)
LEXO: FOTO-VIDEO nga situata në Kumanovë

“I bëj thirrje Nikolla Gruevskit njëherë të del para qytetarëve të Maqedonisë dhe të sqarojë kush, pse dhe me çfarë qëllimi është duke e destabilizuar Maqedoninë. A hynë dhe pse hynë në Maqedoni grupe kriminele nga territori i një shteti fqinj? Kush i organizon dhe me çfarë qëllimi? Të njëjtën duhet ta bëjë edhe Ali Ahmeti. Viktima janë edhe maqedonasit edhe shqiptarët, edhe policia edhe civilët. Tani është më me rëndësi tu ndihmohet banorëve civil dhe të ketë siguri për të gjithë. Skenari i zi nuk do të ketë sukses. Qytetarët e dinë se kush ka interes për kështu skenarësh dhe nuk do të lejojnë të jenë të përzier në ato. Maqedonasit dhe Shqiptarët dhe tjerët janë të bashkuar si asnjëherë më parë” tha mes tjerash Zaev.

 

Exit mobile version