Site icon PORTALB

Bujar Osmani: BDI nuk e lëshon Qeverinë

Bujar Osmani

Bujar Osmani

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani tha se BDI nuk do ta braktisë qeverinë aktuale por do të qëndroj për të tejkaluar krizën me të cilën ballafaqohet Maqedonia. Ai këto komente i bëri pas daljes nga qeveria të partisë maqedonase të Liljana Popovskës.

“Dalja e BDI-së prej Qeverie do të thotë destabilizim të mëtutujeshëm të shtetit, që është mënë krizë, me çka krijohen mundësitë që dikush të kidnapojë krizën dhe të sjell agjendat e veta që janë në kundërshtim me interesat shtetërore. Njerëzit reagojnë emocionalisht, por një parti serioze mendon racionalisht. Ne nuk e shohim interesin tonë afatshkurtër, nuk duam të fitojmë poena politike, por mendojmë në mënyrën racionale, e jo emocionale për të ruajtur stabilitetin e shtetit dhe të gjejmë zgjidhje institucionale të krizës”, thekson Osmani.

“Qytetarë na kanë zgjedhur për tu siguruar paqe, qetësi, vende pune, shkollim të mirë, të ardhme për të rinjtë. Integrim në NATO dhe BE. Dhe këto janë premisat tona.” shprehet ai për Portalb.

“Në duar të kujt ta lëmë fatin e shqiptarve po dolëm prej institucioneve?!” pyet Osmani.

Exit mobile version