Site icon PORTALB

BDI dega Poroj, premton punësimin e ish ushtarëve të UÇK-së

BDI - Llogo

BDI

Pas publikimit në Alsat të reagimit të ish ushtarëve të fshatit Poroj, për shpërfilljen e tyre nga ana e kryetares së komunës së Tetovës Teuta Arifi gjatë punësimeve të fundit, sot dega e BDI-së së Porojit ka nisur ndërmjetësimet për vendosjen e pajtimit. Resi Abdyrahmani është takuar sot me ish ushtarët, duke garantuar se BDI-ja i mbështet fuqishëm, madje të njëjtën garanci u ka dhënë edhe bashkësisë vendore të fshatit Poroj. Ish ushtarët, siç mësohet nga reagimi, kanë parashtruar edhe njëherë kërkesat e tyre lidhur çështjen e punësimit e deri tek problemet e infrastrukturës që ka fshati. Dega e BDI-së është zotuar për veprimin dhe përmbushjen sa më të shpejtë të këtyre kërkesave. Një javë më parë, një grup i ish ushtarëve të UÇK-së dhe anëtarë të degës së BDI-së në Poroj akuzuan kryetaren e Komunës Teuta Arifi për anashkalim e ish ushtarëve gjatë punësimeve në Komunë. Ish ushtarët denoncuan gjendjen e mjerueshme, duke përmendur edhe mos rregullimin e varrezave. Alsat-M

Exit mobile version