Site icon PORTALB

Bexheti: Nuk bëmë pazare, thjesht synonim punësimin e shqiptarëve!

Blerim Bexheti

Blerim Bexheti

Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e BDI-së, Blerim Bexheti ka komentuar përgjimet e publikuara dje, duke pretenduar se ai dhe drejtuesit e tjerë qeveritarë nga partia e tij nuk kanë bërë ndonjë pazar, por thjesht janë munduar që të rrisin numrin e shqiptarëve të punësuar në organet shtetërore, në këtë rast në sektorin e gjyqësisë.

Duke folur për përgjimet, Bexheti ka deklaruar se as nuk ka bërë presione e as nuk iu është nënshtruar presioneve. Megjithëse, ai thekson se kanë kaluar disa vjet dhe nuk mban mend mirë se çfarë ka deklaruar, duke pohuar kështu vërtetësinë e bisedave të zhvilluara.

Ndërkohë, Bexheti ka thënë se përfaqësuesit e BDI-së janë angazhuar për rritjen e numrit të shqiptarëve në gjyqësor, megjithëse nuk janë plotësisht të kënaqur. /SHENJA/

Exit mobile version