Site icon PORTALB

Mbetje të borës nëpër rrugë bëjnë të vështirë qarkullimin e automjeteve

Tetova

Tetova

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet në kushte dimërore, vende ­ vende me mbetje të borës nëpër rrugë. Siç kumtoi LAMM, për shkak të temperaturave të ulëta në viset më të larta është e mundur paraqitja e ngricave.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese ka në drejtimin rrugor Dibër ­ Strugë. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë ­ Veles, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Demir Kapi ­ Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti.

Exit mobile version