Site icon PORTALB

Lokja që rrezikon Maqedoninë

Lokja 67-vjeçare, Bejnaze Ahmeti edhe pse jeton në Maqedoni me vite të tëra, akoma nuk e ka marrë shtetësinë e Maqedonisë.

Një nga arsyetimet më interesante që i është dhënë asaj gjatë disa aplikimeve që ka bërë për të marrë shtetësinë e Maqedonisë është se ajo është e rrezikshme për shtetin.

67-vjeçarja që jeton në Kumanovë është me origjinë ngë Presheva. Ajo, në moshën pesë vjeçare bashkë me familjen e saj ka ardhur në fshatin Vaksincë të Kumanovës.

“Kam qenë fëmijë kur kemi ardh ga Presheva në Vaksincë, as nuk e mbaj mend atë kohë. I kam pas vetëm5 vjet”, thotë lokja Bejnaze për “Lajm”.

Edhe pse ka plot 67 vjet që jeton në Maqedoni, ka familje të mbushur me fëmijë, nipër dhe mbesa, që të gjithë shtetas të Maqedonisë, për loken nuk ka shtetësi, pasi ajo e rrezikon Maqedoninë. Por, pse dhe si e rrezikon Maqedoninë, lokja nuk e di, atë e dinë vetëm institucionet e Maqedonisë që i kanë kthyer një përgjigje të tillë.

Pas pavarësimit të Maqedonisë e tërë familja ka bërë kërkesë për shtetësi. Të gjithëve u është pranuar kërkesa me përjashtim të lokës Bejnaze.

Exit mobile version