Site icon PORTALB

Deputetët e PDSH-së konfirmojnë vasalitetin ndaj Ivanovit

Gjorgje Ivanov

Gjorgje Ivanov

Deputetët e PDSH-së, ishin deputetët e vetëm shqiptarë të pranishëm në fjalimin vjetor të Presidentit të shtetit Gjorge Ivanov.

Në sallën e Kuvendit, fjalimin e Ivanovit e dëgjuan deputetët: Bekim Fazliu, Orhani Ibrahimi, Imeri Aliu dhe Gazmend Aliji. Pas përfundimit të seancës, këta deputetë nuk pranuan që të flasim me gazetarët.

Rikujtojmë se deputetët e PDSH-së ishin të pranishëm edhe në fjalimin inaugurues të Ivanovit në maj, pas zgjedhjes së tij si kryetari i shtetit.

Kjo pjesëmarrje e tyre sikur i vërteton zërat se partia që e drejton Menduh Thaçi kishte nënshkruar një marrëveshje me VMRO-në për ta mbështetur me çdo kusht presidentin Ivanov, i cili u rizgjodh në post, por po kontestohet nga LSDM-ja dhe gjithashtu edhe nga BDI, deputetët e të cilës edhe kësaj here kanë bojkotuar Ivanovin, duke mos dëgjuar fjalimin e tij. /Shenja

Exit mobile version