Site icon PORTALB

Din Istrefi me mesazh Menduh Thaçit, vëndo gishtin në kokë

Din Istrefi nga Veleshta e Strugës, aktualisht këshilltar në këshillin komunal të qytetit, përndryshe një aktivist i përjetshëm i PDSH-së që nga themelimi i saj e deri më sot, përmes një deklarate në portalin Drini.mk i kujton Menduh Thaçit ditët e para të themelimit të Partisë Demokratike Shqiptare, duke i thënë atij të vë gishtin në kokë dhe ta dijë se Veleshta e ngriti në piedestal por veleshta edhe e ulë.

“Unë Din Istrefi, jam ndër themeluesit e PPD-së, dhe nga pakënaqësitë që u krijuan atëherë si pasojë e punës së kësaj partie kam formuar grupin dhe kemi pasur një takim te ish zyrat e komitetit ku ishte prezent tashmë i ndjeri Arbën Xhaferi, Menduh Thaçi dhe Rufi Osmani. Më pas mbajtëm kuvendin në Strugë , kishte edhe përfaqësues të shquar nga Shqipëria ishte i nderuari z.Shaban Memija dhe z.Jemin Gjana. E kujtoj mirë atë kohë të vështirë kur Menduh Thaçi, Ernad Fejzullahu dhe Rufi Osmani me një veturë që dukej në gjendje të rëndë teknike dhe që patëm frikë për sigurinë e tyre gjatë kthimit në Tetovë, i kemi dorëzuar Menduh Thaçit në dorë një shumë të madhe parash. Kontributi i Veleshtarëve nuk ka ndaluar kurrë për këtë parti, vetëm pas 7 muajsh nga kjo ditë kur dorëzuam paratë e din mirë Menduh Thaçi se një person i dhuroi në Tetovë një kollare, këpucë dhe këmishë dhe atje pa se telefonat e tyre ishin të bllokuar për arsye të mos pagesës. Ai i ka paguar të gjitha faturat e telefonave dhe ua dha atyre përsëri në dispozicion. Veleshta e ka bër me brirë atë Menduh Thaçin, prandaj unë sot i them se Veleshta të ngre por Veleshta edhe të rrëzon. PDSH-ja është parti e shqipëtarëve që me mish dhe me shpirt e ndërtuan dhe e ngritën atë si parti kombëtare e gjithë shqipëtarëve prandaj sot askush nuk mund ta bëje të veten sepse ne jemi gjallë dhe kemi pas veprat e së shkuarës dhe qëllimet e së ardhmes. Menduh Thaçi pas gjithë asaj që ka bërë nuk është më i mirseardhur në Strugë për të bërë politikë, ai është harxhuar më plotësisht dhe këtë e ka kuptuar edhe vetë ai“, tha Din Istrefi për portalin Drini.mk

Exit mobile version