Site icon PORTALB

Tetovë, Jehona Xheladini në vend të Shpresa Likës drejtoreshë në shkollën e mjekësisë

Shkolla e mesme e mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovë

Foto arkiv: Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovë

Jehona Xheladini do të jetë drejtoreshë në shkollën e mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovë në vend të drejtoreshës së deritanishme Shpresa Lika e cila dha dorëheqje.

Burime të Tv Kohës kanë bërë të ditur se ish drejtoresha ka parashtruar dorëheqje disa ditë më parë, ndërsa më 19 gusht edhe zyrtarisht ka parashtruar dorëheqje me shkrim deri tek kryetarja e komunës Teuta Arifi. 

Mësohet se kryetarja do të emërojë në këtë vend profesoreshën e Biologjisë në këtë shkollë Jehona Xheladini. 

Dorëheqjen e Shpresa Likës e konfirmoi edhe udhëheqësi i sektorit për veprimtari publikie Ahmed Qazimi i cili tha se ajo për arsye të karrierës së saj në sferën akademike ka dhënë dorëheqëse.

Qazimi nuk precizoi se kush do të emërohet drejtoreshë në këtë shkollë vetëm se tha gjatë këtyre ditëve duhet që të emërohet një drejtoreshë. 

Exit mobile version