“Policia dhe shteti nuk kanë të drejtë ta legjitimojnë një grup personash, për atë se ata duan të shprehin pakënaqësinë me protesta”, Uranija Pirovska.
Sot, pak para 12:00, filloi protesta e paralajmëruar nga Sindikata e Arsimit, ku arsimtarët dhe profesorët e shkollave fillore dhe të mesme, shprehën revoltën për gjendjen në të cilën ndodhet ky sektor.
Anëtarë të sindikatës në Shkup, por edhe në vende tjera të Maqedonisë, protestuan për rregullimin e testimit ekstern, rrogat e tyre, si dhe për inspekcionet dhe kontrollet e ndryshme nëpër shkolla.