Site icon PORTALB

Furtunë arrestimesh në Bankën e Shqipërisë, në pranga 6 persona

Banka e Shqipërisë

Banka e Shqipërisë

rokuroria e Tiranës kërkoi dje në mbrëmje nga Policia e kryeqytetit ekzekutimin e 5 urdhër arresteve për punonjësit e Bankës së Shqipërisë të dyshuar si përgjegjës në vjedhjen e saj dhe që akuzohen për shpërdorim detyre. Personat dyshohet se janë përgjegjës për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Departamenti i Emisionit të Bankës së Shqipërisë, vjedhje për të cilën dy javë më parë, u arrestua Ardina Bitraj dhe Mimoza Bruzia. Deri dje në mbrëmje, policia kishte arrestuar 3 nga personat, për të cilët kishte prerë fletë arrestet të cilët janë, Dhimitër Davidi, operator i kamerave të sigurisë, Myzejen Belba, specialiste e arkës stok, e Lavdim Canaj specialist i arkës stok. Po ashtu kishte urdhër arreste edhe për Liljana Tushën specialiste e arkës stok në veprim si dhe Petrit Ramohitajn, përgjegjës po aty që u arrestuan. Një natë më parë, Policia e Tiranës tha se kishte arrestuar nipin e Ardian Bitrajt, Klevis Bejten, i cili sipas burimeve të policisë akuzohet për moskallëzim krimi. Hetimet e policisë ndaj tij nisën pas pyetjes së tij nga policia si person që kishte dijeni mbi rrethanat e hetimit të ngjarjes. Në këtë mënyrë numri i personave të arrestuar për të cilët ka pasur urdhër arreste të reja nga prokuroria ka shkuar në shtatë persona. Bashkë me Ardian Bitrajn dhe me Mimoza Bruzian, numri i të akuzuarve tashmë shkon në 8 persona.

Sipas deklaratës së prokurorisë, punonjësit e arkës në veprim kanë  pasur si detyrim të rakordojnë çdo ditë gjendjen e sportelit të tyre dhe të koordinohen me kontrollorin mbikëqyrës- rezulton nga hetimi se ky rakordim nuk është kryer si duhet. Dyshohet se rakordimi nuk është kryer për një kohë të gjatë, gjë që ka sjellë vjedhjen e një shumë tejet të madhe parash nga Departamenti i Emisionit. Kjo detyrë sipas akuzës nuk është përmbushur, duke bërë që të vijojë vjedhja. Po sipas prokurorisë detyra e punonjësve të arkës stok është që të ndjekin lëvizjen e vlerave monetare nga sportelet tek magazinat, si edhe të kryejnë rakordime periodike. Për të hyrë në magazinën e stokut, përdoren tre çelësa, të cilët mbahen nga një çelës për tre punonjës. Ata mbaheshin pikërisht nga përgjegjësi, i cili ishte Ardian Bitraj dhe dy specialistë të tjerë. Këta tre çelësa janë mbajtur të gjithë nga i pandehuri Ardian Bitraj, që ka kryer vjedhjen. Po ashtu, specialistët e arkës stok kanë pasur për detyrë që, në përfundim të ditës së punës, këta çelësa t’i vendosnin në një kasafortë. Por ky detyrim nuk është përmbushur dhe në kohë të ndryshme, këto çelësa janë mbajtur nga Bitraj”,- tha prokuroria. Ndërkaq detyra e vëzhguesit-operator, e Dhimitër Davidit, ka qenë mbikëqyrja e kamerave të sigurisë dhe të raportojë për çdo problem. Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, vëzhguesi-operator i ka parë veprimet e shtetasit Bitraj, i cili mbushte thasë plastikë me kartëmonedha në magazinën e stokut dhe nuk e ka raportuar.

I pandehuri kryesor, Ardian Bitraj, pasi i merrte para me thasët plastikë, shkonte në tualetet e ndërtesës dhe paratë i fshihte në trup, poshtë rrobave. Burimet thanë se personat që mund të merren në përgjegjësi penale për rastin mund të jetë edhe më i madh, por se kjo tashmë varet nga ecuria e mëtejshme e hetimeve të policisë dhe të prokurorisë. Policia tha se ndërkaq dje në mesditë, Prokuroria e Tiranës, i kishte dorëzuar Drejtorisë së Policisë Kryeqytetit pesë urdhër arreste për pesë persona. Këta të fundit sipas burimeve të Prokurorisë së Tiranës, mësohet se janë punonjës kryesisht të nivelit bazë të Degës së Thesarit të Shtetit që ndodhet në fshatin Qesarakë të komunës së Dajtit, lindje të kryeqytetit. Lajmi është bërë i ditur për “Shekullin”, nga burime të Drejtorisë së Policisë së Tiranës të cilët thanë se Prokuroria kishte kërkuar ekzekutimin e urdhër arresteve për personat e dyshuar si të përfshirë në vjedhjen e magazinave të Stokut dhe të Emisionit, që ndodhen në ambiente t e Degës së Thesarit të Bankës së Shqipërisë. Ekzekutimet e urdhër arresteve nisën që pasditen e të enjtes rreth orës 1:00, pak kohë pasi Prokuroria e Tiranës, kishte dorëzuar në polici urdhër arrestet, të cilat më parë kishin marrë edhe vulën e Gjykatës së Tiranës. Personat e arrestuar mësohet se janë përgjegjës, për vjedhjen e bankës dhe se akuzohen për shpërdorim detyre me pasoja të rënda për buxhetin e shtetit. Prokruria tha se personat punonjës të bankës, kryesisht të nivelit përgjegjës dhe specialistë, akuzohen për “shpërdorim detyre”, pasi nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tyre kanë krijuar mundësi për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme parash në një ambient të  Bankës së Shqipërisë. “Urdhër-ndalimet janë nxjerrë pas verifikimit se këta punonjës kanë shkelur aktet ligjore e nënligjore që normojnë veprimtarinë dhe funksionimin e personelit të Bankës dhe atij të Sigurisë, konkretisht udhëzimin Nr.741 datë 2.03.2014, si edhe manualet përkatëse të Departamentit të Emisionit. Shkelja e kryer prej këtyre punonjësve u konstatua edhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë që gjenden në ambientin ku ka ndodhur vjedhja”, tha- Prokuroria e Tiranës në deklaratën e saj. Sipas deklaratës së prokurorisë, punonjësit e arkës në veprim kanë pasur si detyrim të rakordojnë çdo ditë gjendjen e sportelit të tyre dhe të koordinohen me kontrollorin mbikëqyrës- rezulton nga hetimi se ky rakordim nuk është kryer si duhet. Dyshohet se ky rakordim nuk është kryer për një kohë të gjatë, gjë që ka sjellë vjedhjen e një shumë tejet të madhe parash nga Departamenti i Emisionit.

Kjo detyrë sipas akuzës nuk është përmbushur, duke bërë që të vijojë vjedhja. Po sipas prokurorisë detyra e punonjësve të arkës stok është që të ndjekin lëvizjen e vlerave monetare nga sportelet tek magazinat, si edhe të kryejnë rakordime periodike. Për të hyrë në magazinën e stokut, përdoren tre çelësa, të cilët mbahen nga një çelës për tre punonjës. Ata mbaheshin pikërisht nga përgjegjësi, i cili ishte Aardin. Bitraj dhe dy specialistë të tjerë. Këta tre çelësa janë mbajtur të gjithë nga i pandehuri Ardian Bitraj, që ka kryer vjedhjen. Po ashtu, specialistët e arkës stok kanë pasur për detyrë që, në përfundim të ditës së punës, këta çelësa t’i vendosnin në një kasafortë. Por ky detyrim nuk është përmbushur dhe në kohë të ndryshme, këto çelësa janë mbajtur nga Bitraj”,- tha prokuroria.

Auditi zbuloi arkat e boshatisura të parave të dëmtuara të stokut tranzit  

Vjedhja e bankës së Shqipërisë, u konstatua dy javë më parë, nga një grup auditimi i Bankës së Shqipërisë, që kishte shkuar në Departamentin e Emisionit të Bankës së Shqipërisë. Zbulimi u krye kur grupi i auditit, hyri në dhomën ku mbaheshin paratë që ishin në qarkullim dhe paratë stok që pritej të nxirreshin nga qarkullimi për shkak se ishin tërhequr nga Banka pasi ishin të dëmtuar. Sipas burimeve, mësohet  se Bitraj në mënyrë të herë pas hershme ka tërhequr para nga pjesa e fundit e arkave të emisionit që do hidheshin në qarkullim. Ndërsa paratë zëvendësoheshin herë pas here, pas mbërritjes së prerjeve të reja nga Zvicra ku edhe prodhohet kartëmonedha shqiptare, ato thuajse nuk kuptoheshin nga edhe kur paratë tërhiqeshin nga banka të nivelit të dytë për qarkullim. Ndërkaq hetuesit thonë se kjo situatë nuk është kuptuar, ndërsa auditi  kishte vënë re se disa nga arkat e parave të dëmtuara që do nxirreshin nga qarkullimi ishin të boshatisura. Kjo ka bërë që specialistët e auditit të dyshojnë dhe kanë komunikuar me Bitrajn. Ky i fundit ka komunikuar me ta, duke iu pohuar se ai kishte ndërhyrë në ato arka. Konstatimi ishte ai që tashmë dihet. Menjëherë pas këtij konstatimi, janë njoftuar eprorët dhe më pas Policia e Shtetit dhe Prokuroria të cilët nisën edhe hetimet e supergrabitjes.

 Urdhra e ndalimit janë nxjerrë për shtetasit:

1. Petrit Ramohitaj, përgjegjës i arkës në veprim, në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë,

2. Liljana Tusha, specialiste e arkës në veprim, në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë

3. Lavdim Cani, specialist i arkës stok (tranzit) Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë

4. Myzejen Belba, specialiste e arkës stok (tranzit) pranë Departamentin e Emisionit të Bankën e Shqipërisë,

5. Dhimitër Davidi, vëzhgues-operator, pranë Departamentit në Sigurimit dhe mbrojtjes në Bankën e Shqipërisë 6. Kelvis Bejtja, nipi i Ardian Bitrajt, i akuzuar për moskallëzim krimi

 

Exit mobile version