SHBA kërkon lirimin e aktivistit të njohur Tohti
Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur një thirrje për Kinën lidhur me lirimin e aktivistiti ujgurë Ilham Tohti, i cili është akuzuar për nxitje të separatizmit.
Departamenti i Shtetit ka shpreh shqetësimin lidhur me raportet që kanë të bejnë më Tohti i cili është arrestuar gjashtë muaj më parë dhe është gjykuar fshehurazi.
Gruaja Tohtit, Guzelnur, nuk është lejuar që ta vizitoj burrin e saj që kur është arrestuar.
Media e shtetit ka pohuar se ai kishte kontakte me një grup terrorist.
Tohti është profesor i ekonomisë në Universitetin e Pekinit.
Ai ka kritikuar ashpër politikat e Partisë Komuniste të Kinës si dhe trajtimin e ujgurëve etnikë, të cilët janë kryesisht myslimanë.
Janë rreth 8 milionë ujgurë, kryesisht myslimanë që jetojnë në provincën Xinjiang të Kinës.