Sipas njoftimit nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” sot pa ujë do të jenë banorët nga disa lagje të Shkupit.
Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin elektrik nga ana e EVN Maqedoni, në periudhën nga ora 4:00 deri në orën 7:30 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike edhe në Stacionet e pompave në Butel, Radishan dhe Gazi Babë dhe për shkak të këtyre arsyeve nuk do të punojnë dhe në periudhën e theksuar do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për shfrytëzuesit nga lagjet Butel, Çair, Shkup Veri dhe Radishani.
Për shkak të riparimit të mbyllësit nga gypi i ujësjellësit me ndërprerës prej f – 700 mm në Bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë” p.n., nga ora 10:00 deri në orën 14:00 ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit nga Bulevardi “Aleksandri i Maqedonisë”, lagjja Hasanbeg, fshati Stajkovcë dhe lagjja Ekonomi.