Site icon PORTALB

Shqipëria flirton me Izraelin

Muri i Lutjes

Muri i Lutjes

32 shtete i kanë shkruar një letër zyrtare Asamblesë të Përgjithshme të OKB-së, që të njohë si festë zyrtare ditën më të shenjtë hebreje, Yom Kippur. Mes vendeve që kanë nënshkruar letrën, mungojnë shumë vende të Evropës, ato me mazhorancë myslimane, përveç Nigerisë; si dhe shtetet ballkanike, përveç Shqipërisë.

Më saktë, shtetet që kanë nënshkruar letrën janë: SHBA, Shqipëria, Andora, Argjentina, Bahamasi, Kanada, Kosta Rika, Qiproja, Dominika, El Salvador, Etiopia, Grenada, Guatemala, Hondurasi, Izraeli, Bregu i Fildishtë, Malavi, Mikronesia, Monako, Nauru, Nigeria, Palau, Panama, Filipines, Ruanda, Samoa, Seychelles, Sudan Jugor, Surinami, Togo, Uruguai dhe Vanuatu, transmeton Portalb.

Momentalisht OKB njeh 10 festa të saj, dhe atë: Krishtlindjet, Pashkët, Fitër Bajramin, Kurban Bajramin, si dhe gjashtë festa tjera që janë të SHBA-ve. Letra tani duhet të dalë para 193 anëtarëve të OKB-së, që do vendoset për ose kundër vendimit.

Pavarësisht se shumë intelektualë izraelitë janë shprehur në favor të çështjes shqiptare në Kosovë dhe rolit konstruktiv që shpeshherë ka luajtur Shqipëria kundrejt hebrejve, qeveria izraelite akoma nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës. /Portalb

Exit mobile version