Site icon PORTALB

Të shtëna me armë në Kumanovë

Armë

Armë

Policia e Kumanovës ka ngritur padi penale kundër S.D (28) për shkak të akuzave për vepër penale ‘tentim vrasje’, J.S (19) për dyshimin për vepër të kryer penale “krijimin e rrezikut të përgjithshëm”, si dhe L.S (29) për vepër penale “prishjen e rendit publik gjatë rrahjeve”.

Më 13. 07.2014 në Kumanovë pas një zënke ku janë përfshi dy grupe prej 10 personave L.S ka nxjerrë pistoletën dhe e ka drejtuar ka dy persona, pas çka ja ka dhënë pistoletën J.S i cili ka gjuajtur dy plumba në ajër. Pas kësaj S.D ka shtënë me armë ndaj dy personave dhe ka plagosur njërin prej tyre në dorë.

Exit mobile version