Parku i (ar)miqësisë në Çair

Unë jam një, nga shumë qytetarët që banojnë në komunën e Çairit. Ka shumë vite që jetoj në këtë vend. Sinqerisht, ndjej privilegj të veçantë që jam banorë i këtij qyteti, me histori të pasur mijëvjeçare si dhe kulturë unike si pjesë e mozaikut të Ballkanit. Por, gjithçka përfundon posa dal nga shtëpia të nisem për në punë në mëngjes.

Kjo komunë, ka probleme me planin urbanistik si dhe infrastrukturën. Numri i përgjithshëm i popullsisë në kuadër të komunës së Çairit, sipas regjistrimit të vitit 2002, është 64.773 banorë apo 3.2 % të popullatës së përgjithshme në RM. Duke marrë parasysh se territori i Komunës është 3.52 km² del se Komuna ka një dendësi shumë të madhe të popullatës (ndoshta më të madhe në Evropë) gjegjësisht 18.400 banorë në një kilometër katrorë.

Problem tjetër aktual janë edhe zonat e gjelbra. Në këtë komunë ndodhet vetëm një e tillë, i ashtuquajturi ”Parku i Çairit”. Aty gjen shumë pleq me shah ndër sqetulla, që shkojnë kah hijet që të kalojnë edhe atë pjesë të jetës me moshatarët e tyre. Përballë tyre ndodhet edhe parku i miqësisë. Eh, do e quaja kushtimisht ashtu, sipas pllakës që është e vendosur në hyrjen e tij.

Realisht, në mungesë të përfaqsuesve tanë në komunë, u desh organizata turke ‘Tika’ të sjell lodra fëmijësh. Kjo, i mungonte tashmë disa dekada këtij parku. Por, çfarë ndodhi me to?

Fillimisht qindra fëmijë e vërshuan këtë park, madje nëna me fëmijë në dorë prisnin që fëmijët e tyre të argëtoheshin. Pas disa ditëve, filluan të mungojnë shportat e bërllogut. Gjithandej shiheshin mbeturina të lëna pa fije dinjiteti. Më pas, gardhit filluan t’i mungojnë disa nga drunjët që e rrethonin. Nuk gjeja fjalë të përshkruaja vrimat e krijuara në gardh, derisa filluan të hiqeshin pjesë, pjesë. Mirëpo, kjo nuk mbaroi me kaq!

Një vikend, vendosa të dalim me familjen në mënyrë që fëmijët të argëtohen, ngase punojmë gjatë gjithë javës. Përderisa ecja rrugës, dëgjoja zërin e fëmijëve që kënaqeshin aty. Posa hymë mbrenda, pamë se aty kishte edhe ‘fëmijë’ të rritur, apo më mirë thënë adoleshent, të cilët realisht nuk do të duheshte të ndodhen aty. Të tjerë, tërhiqnin gardhin e pjesë tjera të lodrave. Edhe ‘kulmet’ tashmë nuk ishin në vendin e duhur.

Duke pasë parasysh, se dhjetra prindër vijnë aty për rekreacion, vallë asnjëri prej tyre, nuk e pa të arsyeshme t’i parandalon këto fenomene. Jo, nuk ndalova këtu. Sinqerisht turpërohem, për fjalët që i thashë më lartë. Si mundet një popull, me një kulturë të lashtë, t’i lejoj këto fenomene në rrethin tonë? Vallë, kjo hierarki e fenomeneve të këqija, solli këto ‘ndryshime’ apo ndoshta ‘qytetarët e ri’ që nuk po adaptohen ende me qytetin?

Do vazhdoja të shkruaj, por hidhërohem me faktin se edhe unë ju takoj juve, JAM SHQIPTARË, por jo si JU! Këto nuk janë fjalë që i them vetëm unë. Kjo është porosi nga fqinjët e Shkupit të vjetër, për qytetarët e ri.” /Burimi: Vilajeti.com

Parku Çair

Parku Çair

Parku Çair

Parku Çair

Parku Çair

Parku Çair

Parku Çair

Parku Çair

Parku Çair

Parku Çair

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Nuk eshte I paket miku im numri I qytetareve te indinjuar ne ate komune. Por zeri I tyre nuk arin te degjohet nga vasalet partiak qe shkaterojne cdo hapesire publike me synimin qe ne nje kohe tjeter te njejtet ta uzurpojne sikur te ishte vend pa zot.
    uzurpohen oboret e kopshteve, oboret e shkollave oboret e parkingjet e pakta ne number per rreth pallateve, vetem e vetem sepse dikush mundet dhe ka protektorat nga vasalet.
    fatkeqesia eshte me e madhe kur shef qe cairi eshte kthyer tashme ne nje geto qe dita dites izolohet nga pjesa tjeter e qytetit, biles vetem gardhi me gjemba I mungon pasi muret ka kohe qe jane ngritur.

Back to top button