Aleppo: Rebelët marrin godinën e policisë

Mbi 13 policë dhe ushtarë pro qeveritarë janë vrarë kur rebelët në Siri e kanë hedhur në erë objektin e policië në qytetin historik të Aleposë.

Observatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut më bazë në Londër, ka thënë se “dy xhihadistë nga grupet islamike kanë hedhur në erë tunelët që ndodhën përfundi objektit të policisë.

E njejta organizatë ka shtuar se luftimet kanë shpërthyer në mes të forcave qeveritare dhe rebelëve menjëherë pas shpërthimit.

Mbi 2 mijë persona janë vrarë në Siri gjatë luftimeve prej muajit korrik dhe krijimit të SHI ose IS (Islamic State)./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button