Site icon PORTALB

Aksident i tmerrshëm në Itali, vdes nëna e 3 fëmijëve nga Gostivari

Në një aksident të tmerrshëm që ka ndodhur dje pasdite reth orës 13:15 në Itali, ka humbur jetën 47 vjeçarja Arife Jakupi nga Gostivari.

Aksidenti ka ndodhur në krahinën Guestella të Italisë, ku makina Ford Fiesta e pronarit nga Maqedonia ka goditur rëndë një kamion.

Ekipet e policisë dhe ndihma e shpejtë kanë arritur në vendngjarje. E ndjera ishte transferuar me helikopter në spitalin e Parmas, por për shkak të lëndimeve të rënda në kokë dhe në këmbë ajo ka ndëruar jetë pas disa orëve në spitalin e Parmës, njoftojnë mediat italiane.

Viktima Arife Jakupi ka lënë pas vete burrin e saj dhe 3 fëmijët.

 

Exit mobile version