Site icon PORTALB

Bashar Al Asadi mori pjesë në faljen e Bajramit (Foto)

Bashar Al Assad

Bashar Al Assad

Bashar al Asadi ka dalë për herë të parë në publik, prej kur mori mandatin e tretë si president i Sirisë. Dalja e tij ka qenë në një xhami të Damaskut, al-Kheir,  për faljen e namazit të Bajramit, kur edhe fillon festa për muslimanët. Së bashku me të ka qenë edhe myftiu i Sirisë, Muhamed Hassoun, si dhe shumë figura tjera qeveritare.

Prej fillimit të luftimeve anti-qeveritare në Siri, Mars 2011, 170.000 vetë kanë ndërruar jetë dhe rreth 10 milion sirianë janë larguar nga vendi. Qytetet më të prekura nga lufta janë Alepo dhe Homsi.

Ndërsa prej krijimit të Shtetit të Islamit (IS), mbi 1100 trupa pro-qeveritare janë vrarë nëpërmjet luftimeve, ka njoftuar së fundi Al Jazeera. /Portalb

Exit mobile version