Site icon PORTALB

Shqiptarët e ST. Gallen më të mirë se rusët (Video)

Festa e futbollistëve zviceran

Festa e futbollistëve zviceran

Shqiptarët e ST. Gallen, mposhtin rusët e Kuban Krasnodar në ndeshjen e parë të Liga Evropës,edhe atë me një lojë shumë të mirë dhetë pastër, duke përfunduar me rezultat 2:0.

Edhe pse shqiptarët nuk kanë qenë autor të ndonjë goli, ata ishin pjesë eskuadrës dhe u paraqitën shumë mirë për ekipin zviceran, i cili këtë sezonëka pretendime edhe në kampionatin më të fortë zviceran. 

Për ST. Gallen luajtën Ermir Lenjani dhe Kristian Nushi, ndërsa trajneri Jeff Sabien vendosi që në këtë ndeshje shkupjani Muhamed Demiri të mbetet në bankën e futbollistëve rezervë, duke mos shijuar debutimin te ekipi i tij i ri. 

Ndeshjen e radhës ST. Gallen e luan kundër skuadrës së Swansea City, skuadër kjo e cila ka befasuar duke e mundur Valencian në shtëpi të saj me rezultat 3:0. / Portalb

Exit mobile version