Site icon PORTALB

Rusi, arrestohet kryeredaktori i agjencisë së pavarur

Kryeredaktori i faqes së pavarur ruse të lajmeve në internet, Amurburg.ru njofton se është paraburgosur nga oficerët e sigurisë pas një udhëtimi në Gjoergji.

Oleg Potapenko, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ai është marrë në pyetje në aeroportin e Kabarovskit në pjesën e thellë lindore të Rusisë, pas kthimit nga një forum i organizatave jo qeveritare që është mbajtur në Tbilisi.

Potapenko ka thënë se zyrtarët i kanë marrë tabletin e tij dhe ja kanë kontrolluar valigjen.

Më vonë, ata ja kanë kthyer gjësendet personale, duke thënë se “nuk është gjetur ndonjë material me karakter ekstremist”.

Exit mobile version