Më poshtë mund të shikoni momentin shokues kur një djalë i vogël libian mësohet nga të rriturit se si të përdorë një granatë-hedhëse.
Në video shihen dy burra që mësojnë një 8-vjeçar të përdorë armën vdekjeprurëse. Ata ja vendosin granatë-hedhësen në shpatull të voglit e më pas largohen me vrap për të shikuar nga një distancë sigurie “performancën” e djalit.
Pasi kalon me sukses provën, burrat afrohen për ta përgëzuar dhe e puthin në faqe.
Mendohet se videoja është xhiruar në një plazh të Libisë.