Site icon PORTALB

Zv. Kryeministri britanik kundër Botërorit në Rusi

Zëvendës kryeministri britanik, Nick Clegg

Zëvendës kryeministri britanik, Nick Clegg

Zëvendës kryeministri britanik, Nick Clegg bëri thirrje për ta zhvendosur Kampionatin Botëror të Futbollit nga Rusia në vitin 2018, si ndëshkim për rolin e saj në krizën e Ukrainës, ndërsa intensifikohen thirrjet nga të dy anët e Atlantikut për sanksione më të ashpra ndaj Moskës.

Zoti Clegg kërkoi sanksione më të ashpra dhe ndryshimin e vendimit për të mbajtur kupën e botës në Rusi, për shkak të asaj që ai e quajti në gazetën The Sunday Times “një agresion të shëmtuar të Rusisë ndaj kufirit Rusi-Ukrainë”.

FIFA tha të premten se kampionati do të mbahet në Rusi, sipas planit.

Edhe ligjvënësit gjermanë kanë kërkuar zhvendosjen e kampionatit, pas rolit që mendohet të ketë pasur Rusia tek rrëzimi i avionit malajzian në Ukrainë, që shkaktoi vdekjen e 298 vetëve.

Exit mobile version