Site icon PORTALB

Në Merdare kolona deri në 35 km, pritet nga 12 orë

Në Merdare kolona deri në 35 km, pritet nga 12 orë

Merdare

Në kalimin kufitar në Merdare vazhdon të jetë tollovi e madhe. Mërgimtarët që po hyjnë në Kosovë presin deri në 12 orë, derisa thuhet se kolona në anën e Serbisë ka arritur deri në 35 kilometra.

Indeksonline ka raportuar edhe dje nga Merdara për tollovitë e krijuara.

Shumica e udhëtarëve ankohen në procedurat byrokratike për dokumentacion që kërkohet nga doganierët.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani thotë se në orët e pasditës, pritjet janë zvogëluar deri në katër orë.

Exit mobile version