Site icon PORTALB

Jahjaga uron besimtarët për Bajram

Atifete Jahjaga

Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot i ka ururar kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, dhe të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e Bajramit.

Në urim, pos tjerash, theksohet se “ju uroj që këtë ditë ta kaloni në paqe, solidaritet dhe mirëkuptim ne njëri-tjetrin”.

Mëtutje, zonja Jahjaga, thotë se “Dita e Bajramit të Madh sjell mesazhin për sakrificë, zemërgjërësi, dashuri dhe solidaritet me të gjithë njerëzit në nevojë” dhe shton se “uroj që në secilën familje të ketë shëndet, begati, mirëqenie, haarmoni dhe gëzim”.

Në fund të urimit, thuhet se “me respekt të veçantë i kujtojmë të gjithë ata që u angazhuan dhe sakrifikuan për vendin tonë”

Exit mobile version