Lukoil sot bëri hapjen solemne të kompleksit për shumë dedikime me pompë benzine në fshatin Leshkë, në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë – kufiri drejt Kosovës.
Në hapjen solemne, morën pjesë, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi, ambasadori i Federatës Ruse në Republikën e Maqedonisë Oleg Shçerbak, përfaqësues të vetëqeverisjes lokale dhe mysafir të tjerë.
Në suaza të kompleksit për shumë dedikime, me restorant dhe parkim për automjete të lehta dhe të rënda, në sipërfaqe prej mbi 16.000 metra katror, do të punojë pompa e 24-të e benzinës së kompanisë Lukoil në Republikën e Maqedonisë
Ministri Ademi, tha se ky është një investim shumë i rëndësishëm për rajonin, ku janë të punësuar mbi njëzet vetë. Kjo si pas tij tregon klimën investuese dhe bashkëpunimin në mes pushtetit qendrorë dhe lokal.
Ambasadori rus Oleg Shçerbak, përgëzoi hapjen e kësaj pike të Lukoil dhe potencoi se zhvillimi raporteve të mira në mesë Maqedonisë dhe Federatës Ruse do të cojë në rritjen e investimeve.