Haxhi Krasniqi, është gati t’i kryqëzoj dorëzat me ukrainasin Oleksandr Cherviak. Ky duel do të zhvillohet sonte mbrëma “Anhalt Arena” të qytetit gjerman Dessau.
Kjo luftë është e vlefshme për dy tituj: WBO International dhe WBA Continental, derisa fituesi i hap rrugë vetës për të luftuar për titullin e kampionit të botës.
Krasniqi që shquhet me teknikë të përsosur dhe me goditje të forta, synon fitore. një sfidë e vështirë, e cila zgjat 12 runde dhe që zgjon kërshërinë e tifozëve të këtij sporti dhe kudo që janë shqiptarë mezi presin të shohin kryetrimin shqiptar dhe edhe një fitore të radhës të tij.