Site icon PORTALB

Usain Bolt e mbyll sezonin me spektakël

Usain Bolt

Usain Bolt

Nuk mund të mos ta adhurosh. Luan, e bën shaka para garës por Usain Bolt është atlet me një seriozitet ekzemplar. E di që njerëzit paguajnë biletën për ta parë. Vrapon më pak se shumë kampionë të tjerë, por kur e bën dhuron gjithmonë spektakël pasi ecën me të vërtetë në maksimum.

Në Bruksel e mbylli sezonin e tij me një rezultat vërtet të mirë, 9’’80 në 100 metërsh. Starti i zakonshëm jo i mirë, pasi levat e tij të gjata kanë nevojë për disa metra para se të rrisin xhirot duke nxjerrë në pah shpejtësinë e tij që nuk ka të krahasuar. 9 e tetëdhjetë nuk është një rezultat i vogël në fund të një sezoni dhe paraqitja e tij tërhoqi poshtë kufirit të 10 sekondave katër atletër, amerikanin Rodgers, Karter, Gatlin dhe Baileu Cole.

Njerëzit cmenden për Usain por mbi 50 mijë spektatorët e stadiumit Baldovino, ish hesieli i famshëm, u ngritën në këmbë për të durtrokitur etiopasin Mohamed Aman që me kohën 1 minutë 40 sekonda e 37 të qindtat shënoi rezultatin mnë të mirë sezonal në 800 metërsh duke përmirësuar në moshën 19 vjecare dhe rekordin e tij sezonal .

Ky është rezultati i 9 më i mirë i të gjithë kohërave në këtë distancë dhe thotë se ky adoleshent me fytyrë 30 vjecari do të jetë një kërcënim serioz për Davoid Rudiashan kur keniani të rikthehet në pistë. Për të mposhtur Aman tani duhet sfiduar dhe rekordi botëror. Por mitingu i brukselit nuk ishte vetëm Bolt dhe Aman, në mbrëmjen kur dorëzoheshin titujt e fundit të Diamond Leage, shkëlqeu edhe njëherë në 100 metrësrhin femëror Shelly Ann Fraser që dominoi me kohën 10’’72 vetëm një të qindtën e sekondit larg kohës që i mundësoi fitoren e titullit botëror pak javë më parë në Moskë.

Nuk ishte më e pakët dhe Warren Weir në 200 metësh që e mbylli me kohë 19 sekonda e 87 të qindtat., sprinti me pak fjalë është gjithmonë e më xhamajkan, amerikanët tani janë vetëm figurantë në recitimet e atletëve nga karaibet.

Exit mobile version