Sipas Ministrisë, janë parashtruar padi penale kundër personave E.SH. (17) dhe J.A. (17) të dy nga Shkupi për vrasje në tentim.
Dy personave të lënduar u është dhënë ndihma mjekësore. J.J gjendet në qendrën urgjente dhe është në rrezik për jetë, ndërsa D.J. është në spitalin e qytetit. Ndërkaq, dje pasdite një grup huliganësh tifozë maqedonas kanë rrahur një të ri shqiptar në lagjen Aerodrom të Shkupit.
Grupi ka goditur 15 vjeçarin që mësonte në shkollën e mesme “Dimitar Vlahov” menjëherë sapo kishte dalë nga shkolla ku po mësonte. Bëhet fjalë për të riun me iniciale D.A, 15 vjeç nga Shkupi, i cili ka marrë lëndime të rënda trupore. Fëmija i lënduar rëndë menjëherë është hospitalizuar në Klinikën e Shkupit. Policia bëri të ditur se ka nisur zbardhjen e incidentit.